Takimi i Komitetit Drejtues në kuadër të projektit “Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (MICS) në Shqipëri”

01 tet 2024 - 01 tet 2024
INSTAT

Më 1 Tetor 2024, në ambientet e INSTAT, u zhvillua takimi i Komitetit Drejtues për projektin “Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (MICS) në Shqipëri”.

Takimi mblodhi drejtues të INSTAT dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave, Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe përfaqësues të UNICEF-it në Shqipëri.

Qëllimi i këtij takimi ishte të ofronte udhëzime për ekipin menaxhues, të promovonte përdorimin e të dhënave të anketës dhe të rezultateve të saj, si dhe të siguronte këshilla teknike për planifikimin, zbatimin dhe shpërndarjen efektive të rezultateve të anketës.