Takimi dypalësh për Kapitullin 18 Statistikat në Luksemburg

16 - 17 nën 2022
Luksemburg
Në datat 16-17 Nëntor 2022 në Luksemburg u mbajt takimi dypalësh për Kapitullin 18 “Statistikat”. Instituti i Statistikave (INSTAT), Banka e Shqipërisë dhe institucionet e tjera kontribuese  raportuan jo vetëm progresin e arritur deri më tani në fushat statistikore por edhe aktivitetet me synim përafrimin e plotë me acquis communautaire në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.
Kapitulli 18 Statistikat, është nga një prej kapitujve kryesorë në clusterin e parë, së bashku me 4 kapitujt e tjerë, ku drejtues i këtij kapitulli është Instituti i Statistikave, në rolin e koordinatorit kombëtar në fushën e statistikave.