Takim përmbyllës i Komitetit Drejtues në kuadër të projektit “Mbështetje për zbatimin e aktiviteteve të Censit të Popullsisë dhe Banesave”
Sot, më datë 29.07.2024, u zhvillua takimi përmbyllës i Komitetit Drejtues në kuadër të projektit “Mbështetje për zbatimin e aktiviteteve të Censit të Popullsisë dhe Banesave”.
Në takim morën pjesë donatorët dhe asistenca teknike që kontribuan në zbatimin e Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave, si Delegacioni Evropian në Shqipëri, GOPA si dhe përfaqesues nga CFCU dhe KKIPA .
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i rezultateve kryesore të Censit, sfidat si dhe aktivitet që do realizojë INSTAT deri në përfundim të kontratës së Censit IPA2014/AL/07.
Znj. Elsa Dhuli, Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT, prezantoi rezultatet kryesore dhe hapat e ardhshëm, ndërsa z. Bart de Bruijn, udhëheqës i asistencës teknike, prezantoi raportin përfundimtar të kësaj asistence.
Në fund të takimit, pjesëmarrësit vlerësuan punën e bërë nga INSTAT për finalizimin me sukses të këtij projekti.