Takim me Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare, OSBE
Në datën 11 Janar, Znj. Elsa Dhuli, priti në një takim në INSTAT përfaqësuesit e OSBE-së, Z. Kairat Abdrakhmanov, Komisioner i Lartë për Pakicat Kombëtare, Znj. Mitra Jalali, Këshilltare e Lartë Ligjore, Znj. Elena Gjoreska, Zyrtare e Projektit Z. Mauro Puzzo, Zyrtar i Lartë Ligjor, Departamenti i Sundimit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut
Ky takim, ishte i pari në vendin tonë që pas zgjedhjes në detyrë në Ministerialin e OSBE-s, mbajtur në Tiranë në dhjetor 2020, që përmbylli Kryesinë e radhës së organizatës nga Shqipëria.
Qëllimi i takimit, ishte marrja e informacionit mbi punën e INSTAT, me fokus mbledhjen e të dhënave dhe përgatitjet e Censit si dhe ofrimi i ndihmës nëpërmjet programeve në mbështetje të proceseve integruese, përfshirë punën e Komitetit të Pakicave Kombëtare.
Znj. Elsa Dhuli informoi përfaqësuesit e OSBE-së, mbi punën që INSTAT ka bërë dhe po bën në lidhje me përgatitjet e Censit të Popullsisë dhe Banesave. Z. Kairat Abdrakhmanov, shprehu vlerësimin dhe vëzhgimin pozitiv në lidhje me shoqërinë e tolerancës në Shqipëri. Në emër të OSBE-së ai shprehu gatishmërinë për të mbështetur INSTAT-in në drejtim të ngritjes së kapaciteteve, njohurive, si të shtrihet në shoqëri, si të trajtohen ankesat, të dhënat etj. Ai përgëzoi INSTAT për punën e bërë gjatë përgatitjeve të Censit.