Takim kortezie me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë SH.S.Znj. Konstantina Kamitsi
Me datë 10.05.2023, Znj. Elsa Dhuli, Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT priti në një takim kortezie në ambientet e INSTAT, Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, SH.S.Znj. Konstantina Kamitsi, e cila shoqërohej në këtë takim nga Sekretari i dytë, Z. Anastasiu.
Gjatë takimit u diskutua rreth punës së kryer nga INSTAT për zhvillimin dhe publikimin e statistikave zyrtare, duke ndjekur standardet evropiane dhe ato ndërkombëtare. Znj. Dhuli evidentoi punën e bërë mbi Censin e Popullsisë dhe Banesave, si dhe disa prej sfidave me të cilat është përballur INSTAT duke theksuar angazhimin maksimal për të përmbushur objektivat dhe misionin e tij.
Nga ana e saj, zonja Ambasadore vlerësoj punën e kryer nga INSTAT si dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje.