Sesioni i gjashtë i Forumit Rajonal mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm për Rajonin e Komisionit Ekonomik për Evropën
Sesioni i gjashtë i Forumit Rajonal mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm për Rajonin e Komisionit Ekonomik për Evropën (ECE) u mbajt në Palais des Nations në Gjenevë më 6 dhe 7 prill 2022. Sesioni u kryesua nga Zëvendëskryetari i Kabineti i Ministrave të Republikës së Kirgistanit, H.E. Z. Edil Baisalov. Në seancë morën pjesë përfaqësues të 52 vendeve anëtare të ECE ndër to edhe Shqipëria.
Shqipëria gjithashtu mbajti fjalën në Tavolinën e rrumbullakët - Rifitimi i vrullit: avancimi i politikave dhe strategjive të përfshirjes në kontekstin e COVID-19 duke ndarë veprimet e politikave të ndërmarra në këtë kontekst. Gjithashtu Shqipëria ndërhyri me fjalën e saj edhe në sesionin “Përshpejtuesit e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në kontekstin e pandemisë Covid-19”.