Sesioni i 71-të plenar i Konferencës së Statisticienëve Evropianë (CES 71)
Në datat 22-23 Qershor 2023 në Gjenevë, Zvicër u mbajt Sesioni i 71-të plenar i Konferencës së Statisticienëve Evropianë (CES 71), organizuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), ku moren pjesë Znj. Elsa Dhuli dhe Z. Maldi Dema.
Ndër temat më kryesore të prezantuara në konferencë lidhen me:
- Puna e Grupit të Nivelit të Lartë për Modernizimin e Statistikave Zyrtare;
- Perspektivë strategjike dhe menaxheriale e zhvillimit teknologjik të burimeve të hapura;
- Aksesi në të dhënat private;
- Etika e të dhënave – një mundësi kyçe e pranueshmërisë sociale;
- Afati kohor, frekuenca dhe granulariteti i statistikave zyrtare.
Gjatë kësaj seance, Shqipëria e përfaqësuar nga Znj.Elsa Dhuli, u zgjodh anëtare e Byrosë Ekzekutive të CES 71 për periudhën 2023-2025, pas konsesusit të vendeve anëtare të UNECE.
Me temë: Data ethics – a key enabler of social acceptability
Në vazhdim të konferencës, me datë 28 Qershor u mbajt në Paris, Francë dhe seminari i CES 71 nga UNECE e organizuar në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ku morën pjesë Znj. Elsa Dhuli dhe Znj. Gladiola Baja, si pjesëmarrëse aktive të Shqipërisë dhe pjesë e panelit të diskutimit. Tema e këtij seminari ishte: Etika e të dhënave – një mundësi kyçe e pranueshmërisë sociale.
Për më shumë informacion linku: