Sesioni i 53-të i Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara

28 shk 2022 - 04 mar 2022

Në datat 28 Shkurt - 04 Mars 2022, po zhvillohet online Sesioni i 53-të i Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara organizuar nga Divizioni Statistikor i Kombeve të Bashkuara.

Znj. Elsa Dhuli, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT dhe Znj. Vjollca Simoni, Përgjegjëse e Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit Evropiando ndjekim këtë event, ndër më të rëndësishmit në rang botëror për statistikat zyrtare.

Znj.Dhuli, si bashkëdrejtuese e  Grupit të Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe ndërtim të kapaciteteve për statistikat për Axhendën e vitit 2030 për zhvillim të qëndrueshëm - HLG PCCB dhe anëtare e këtij grupi që prej vitit 2019, mbajti fjalën duke raportuar pranë Komisionit në emër të këtij grupi në pikën e 3-të të agjendës “Të dhënat dhe treguesit për Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”. Gjithashtu znj. Dhuli do të mbajë fjalën edhe për pikën 3h Statistikat Gjinore. INSTAT ka dërguar pranë Komisionit edhe qëndrime me shkrim në disa pika të agjendës. Për më shumë informacion linku në vijim; https://unstats.un.org/unsd/statcom/53rd-session/documents/