Seminari i ndërmjetëm IT mbi Regjistrin Statistikor të Ndërtesave dhe Banesave (ASRBD), SALSTAT II
Më 26–27 gusht 2025, INSTAT, në bashkëpunim me projektin SALSTAT dhe ekspertë ndërkombëtarë të IT/GIS, zhvilloi në Tiranë një seminar të ndërmjetëm të dedikuar mandatit të dytë IT për ASRBD.
Ky seminar do të mbledhë së bashku ekspertë nga INSTAT, SALSTAT dhe institucione partnere për të diskutuar:
🔹 Ecurinë mbi infrastrukturën IT/GIS për zbatimin e ASRBD
🔹 Transformimin e të dhënave, kontrollin e cilësisë dhe integrimin me Sistemin Kombëtar të Adresave
🔹 Zhvillimin e dashboard-it të brendshëm, moduleve për administrimin e punës në terren dhe aplikacionit celular
🔹 Hapat e ardhshëm për finalizimin e një ASRBD plotësisht funksional deri në fund të vitit 2025
Me pjesëmarrjen e ekspertëve kombëtarë, specialistëve ndërkombëtarë të IT-së dhe me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, seminari synon të forcojë bazat e regjistrave statistikorë modernë, të besueshëm dhe të ndërveprueshëm në Shqipëri.
#Statistika #TëDhëna #GIS #Inovacion #INSTAT #SALSTAT #Shqipëri