Prezantimi i Rezultateve Përfundimtare të Cens 2023 në nivel Qarku dhe Bashkie

31 tet 2024 - 31 tet 2024
Tiranë

Më 31 Tetor 2024, Instituti i Statistikave (INSTAT) organizoi seminarin për publikimin e rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave 2023 në nivel Qarku dhe Bashkie.

Në këtë seminar, i cili u mbajt në ambientet e Hotel Tirana, morën pjesë personalitete dhe përfaqësues të rëndësishëm, si z. Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Qeverisjen Vendore, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, përfaqësues të Delegacionit Evropian, përfaqësues të bashkive të ndryshme, si dhe donatorë.

Gjatë seminarit, INSTAT prezantoi të dhënat përfundimtare të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, në përputhje me kalendarin e publikimeve të institutit. Këto të dhëna përfshijnë informacione të rëndësishme mbi numrin e popullsisë, numrin e ndërtesave për qëllime banimi, madhësinë e Njësive Ekonomike Familjare dhe tregues të tjerë të rëndësishëm në nivel vendor. Gjithashtu, u prezantua metodologjia e përdorur për mbledhjen dhe shpërndarjen e këtyre të dhënave.