Prezantimi i Publikimit të Vjetarit Rajonal Statistikor 2022
INSTAT në kuadër të projektit SALSTAT “Statistika të Forta Vendore Shqiptare” dhe në bashkëpunim me ambasadën Zvicerane në Shqipëri dhe Zyrën Federale të Statistikave Zvicerane, organizuan sot me datë 8 Shkurt 2023 aktivitetin "Prezantimi i Publikimit të Vjetarit Rajonal Statistikor 2022”.
Ky projekt është komponenti i parë i projektit të madh “Bashki të Forta” dhe asiston dhe administrohet nga INSTAT për përmirësimin e të dhënave statistikore si dhe për të ndërtuar e forcuar sistemin statistikor në Shqipëri, i cili do të mundësojë administrimin e Bashkive të plotësojnë funksionet dhe detyrat e tyre në mënyre efektive dhe efiçente duke përdorur informacione statistikore të sakta dhe të besueshme veçanërisht në nivel rajonal dhe lokal.