Përzgjidhet Logo e Cens-it të Popullsisë dhe Banesave 2020
Instituti i Statistikave (INSTAT) në bashkëpunim me UNFPA, organizoi ditën e sotme aktivitetin për ndarjen e çmimeve për fituesit e konkursit të logos së Cens 2020.
Të pranishëm në këtë event ishin Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Znj. Delina Ibrahimaj dhe Z. Brian Williams Koordinator i Përhershme i OKB-së në Shqipëri.
Logo fituese është logo që do të shoqërojë të gjithë procesin e Cens-it të Popullsisë dhe Banesave 2020.
Fituesi i çmimit të parë është Tomas Kuka, Student i vitit të tretë për Komunikim & Dizajn
Fituesi i çmimit të dytë është Claudia Imami, Maturante në liceun artistik "Jordan Misja"
Fituesi i çmimit të tretë është Kein Katroshi Student i vitit të tretë për Grafikë