Panairin e Punës dhe të Karrierës 2022
Me datë 14 Prill 2022, INSTAT mori pjesë në panairin e Punës dhe të Karrierës 2022, i cili u zhvillua në Universitetin Aleksandër Moisiu, në Durrës.
Kjo ngjarje përfaqëson një mundësi të shkëlqyer ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve si dhe organizatave të ndryshme në të gjithë vendin.
Nëpërmjet pjesëmarrjes në panair krijohen mundësitë dhe lehtësohen kontaktet direkte me punëdhënësit dhe punëmarrësit e tyre potencialë.