Objektivat e Zhvillit të Qëndrueshëm me fokus Edukimi për të Dhënat

09 maj 2023 - 09 maj 2023
Tiranë

 

 

Më datë 9 maj 2023, në Tiranë, INSTAT në bashkëpunim me Zyrën Federale Statistikore të Zvicrës dhe Ambasadën e Zvicrës në Tiranë, organizuan aktivitetin “OZHQ-të me fokus Edukimi për të Dhënat” nën projektin “Unlocking the Power of Data Initiative”, nismë e Qeverisë Zviceriane.

Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit për zbatimin e OZHQ-ve me fokus njohjen e të dhënave dhe shkëmbimin e përvojave me Qeverinë Zviceriane.

Në aktivitet morën pjesë rreth 75 persona ku audienca përfshiu përfaqësues nga zyra e Kryeministrisë, Nënkomisioni Parlamentar për zbatimin e OZHQ-ve, Ministritë, Shoqërinë Civile, Akademinë, Sektorin privat si dhe përfaqësues të lartë të OKB-së në Shqipëri dhe donatorë të tjerë të rëndësishëm.

Takimi u hap nga Znj. Elsa Dhuli, Drejtor i Përgjithshëm i INSTAT, Znj. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Tiranë dhe znj. Fiona McClunney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, e cila mbajti dhe fjalën e rastit.

Takimi vijoi me një diskutim të hapur me pjesëmarrësit mes Drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT, Znj. Dhuli dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Federale Statistikore të Zvicrës, Z. Georges-Simon Ulrich, ku u mundësua dhe ngritja e disa pyetjeve dhe diskutimeve me pjesëmarrësit.

Diskutimi në panel u përfaqësua nga Z.Ilir Beqaj, Drejtor i SASPAC, Znj. Anila Denaj, Kryetare e Nënkomisionit Parlamentar për Zhvillim të Qëndrueshëm, Znj. Kozeta Sevrani, Pedagoge dhe Përfaqësuese e Këshillit Statistikor si dhe Edvin Zhllima, Drejtor i Qendrës Partnere për Zgjidhje dhe Zhvillim të cilët sollën këndvështrimet e tyre në rëndësinë e Edukimit Statistikor për zbatimin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe jo vetëm.

Znj. Dhuli në fjalën e saj përmbyllëse theksoi rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit për të dhënat dhe edukimin për to. Gjithashtu investimin në arsimim dhe ngritjen e kapaciteteve si dhe bashkëpunimin me të gjithë aktorët dhe partnerët për të fuqizuar përdorimin e të dhënave.