Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi midis INSTAT dhe Bashkive në vend
INSTAT, me mbështetjen e Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor, nënshkroi më 22 Maj 2024 një memorandum bashkëpunimi me Bashkitë e vendit. Marrëveshja u nënshkruan nga titullari i Institutit të Statistikave (INSTAT) znj. Elsa Dhuli dhe përfaqësuesit e 61 bashkive në vend. Në zbatim të këtij memorandumi, çdo bashki e vendit do të ketë një zyrë ku do të mbledhë të dhëna për qëllime statistikore.
Puna për këtë aktivitet u mbështet nga projekti Statistika të Forta Vendore (SALSTAT) i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.