Memorandumi mirëkuptimi ndërmjet INSTAT dhe UN WOMEN

24 maj 2024

Ditën e sotme, më datë 24.05.2024 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) dhe UN WOMEN. Marrëveshja u nënshkrua nga titullarët e dy institucioneve, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Znj. Elsa Dhuli dhe Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Z. Michele Ribotta.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të mundësojë një klimë bashkëpunimi dhe të lehtësojë bashkëveprimin midis palëve në fushat e statistikave gjinore.

Bashkëpunimi synon të rrisë koordinimin, prodhimin, analizimin dhe shpërndarjen e statistikave gjinore në Shqipëri.