Memorandumi mirëkuptimi ndërmjet INSTAT dhe Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut (MAKSTAT).

09 dhj 2022 - 09 dhj 2022

Të udhëhequr nga objektivi strategjik “Fuqizimi i rolit të INSTAT si një pjesëtar aktiv në  sistemin statistikor në vend, në rajon dhe në arenën ndërkombëtare”, sot me datë 09.12.2022INSTAT, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) dhe Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut (MAKSTAT).

Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është bashkëpunimi me qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit statistikor, si edhe kryerjes së aktiviteteve të përshtatshme për zbatimin objektiv si, shkëmbimi i praktikave më të mira, shkëmbimi i përvojës, krijimi i rrjeteve etj.

 

Ky Memorandum përfaqëson një shprehje vullneti të qëllimit midis palëve nënshkruese për të punuar së bashku për të nxitur efikasitetin e njohurive.