Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet INSTAT dhe AKR-së

24 qer 2024

Instituti i Statistikave (INSTAT) nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Rinisë (AKR), me fokus bashkëpunimi për statistikat mbi rininë. Marrëveshja u nënshkrua në praninë e ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi, nga Drejtoresha e INSTAT, Znj. Elsa Dhuli dhe Drejtori i AKR, Z. Geron Ibrahimi.

Përmes kësaj marrëveshje synohet bashkëpunimin ndërmjet institucioneve për shkëmbimin e të dhënave statistikore dhe studimore për rininë.

Qëllimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve është përforcimi, promovimi dhe zhvillimi i  bashkëpunimit të tyre reciprok mbi informacionin statistikor për rininë, si dhe vënia në dispozicion të kapaciteteve që disponon INSTAT në organizimin e trajnimeve për rritjen profesionale të stafit të AKR në fushën e prodhimit statistikor.