Leksion i Hapur me pedagogët dhe studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

17 nën 2023 - 17 nën 2023
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Statistikave dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, me datë 17 Nëntor 2023, në ambientet e universitetit u organizua një leksion i hapur me temë “Cens 2023”, i konsideruar aktiviteti më madhor statistikor që kryhet nga Instituti i Statistikave. Në këtë leksion u prezantua rëndësia, qëllimi dhe sfidat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023. Prezantimi u mbajt nga Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, Dr. Elsa Dhuli dhe u ndoq me interes të  lartë nga pedagogë dhe studentë të Programeve Master Shkencor të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane dhe të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

 

Znj. Elsa Dhuli u prit në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë nga zv. rektorja, Prof. Dr. Greta Angjeli, zv. rektorja, prof. Nevila Rama dhe drejtues të këtij universiteti.