Konferenca e katërt Ndërkombëtare e Punës Sociale
Me datë 31 Maj 2022, Znj. Elsa Dhuli, Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, ishte e pranishme në Konferencën e katërt Ndërkombëtare të Punës Sociale me temë “Arritjet dhe sfidat e profesionit të punës sociale në Shqipëri”. Ky aktivitet u organizua nga Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
Aktivitet u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, në partneritet me departamentet përkatëse të Universietit Luigj Gurakuqi të Shkodrës dhe Universitetit Aleksandër Xhuvani të Elbasanit.