Forumi Botëror i të Dhënave i Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Forumi  Botëror i të Dhënave i Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Forumi i ardhshëm Botëror i të Dhënave i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të mbahet në Medellin, Kolumbi në datat 11-14 Nëntor 2024. Qëllimi i këtij Forumi është të nxisë inovacionin e të dhënave, të rrisë partneritetin, të mobilizojë mbështetje të nivelit të lartë politik dhe financiar për të dhënat dhe të ndërtojë një rrugë drejt të dhënave më të mira për zhvillim të qëndrueshëm. @UNDataForum

Janë hapur thirrjet për propozime për tu bërë pjesë e këtij forumi të rëndësishëm me afat deri më 12 janar 2024. Mos e humbisni! Për më shumë informacion lutem klikoni këtu: buff.ly/46XMfHw