Çmimi i Statisticienëve të Rinj IAOS 2024

Jeni një i ri që punon në një agjenci që prodhon statistika zyrtare?

Keni dicka interesante për të ndarë me komunitetin zyrtar statistikor?

Jeni nën 35 vjeç dhe jeni i interesuar për të ndjekur konferencën ndërkombëtare IAOS-ISI 2024 në Meksikë?

Apliko për Çmimin e Statisticienëve të Rinj!

Çmimi jepet për punimin më të mirë në fushën e statistikave zyrtare të shkruar nga një statisticien i ri. Përveç çmimeve monetare, fituesi i vendit të parë merr fonde udhëtimi për të paraqitur punimin në një konferencë ndërkombëtare në lidhje me IAOS.

Informacioni mbi çmimin dhe se si të bëni aplikimin e gjeni në faqen YSP – IAOS (iaos-isi.org)

Data e mbylljes së aplikimeve është data 10 shkurt 2024.