Vizitë studimore e delegacionit të Autoritetit Grek të Statistikave (ELSTAT) në Institutin e Statistikave (INSTAT), Tiranë Shqipëri gjatë datave 14-15 Korrik 2021

14 - 15 korr 2021
Tirane, Instituti i Statistikave (INSTAT)

Vizitë studimore e delegacionit të Autoritetit Grek të Statistikave (ELSTAT) në Institutin e Statistikave (INSTAT), Tiranë Shqipëri gjatë datave 14-15 Korrik 2021

Në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) priti një vizitë studimore dy-ditore, përfaqësues të Autoritetit Grek të Statistikave (ELSTAT).

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte forcimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve homologe të të dy vendeve në fushën e statistikave zyrtare.

Kjo vizitë studimore gjithashtu u zhvillua në kontekstin e punës përgatitore për Censin e Popullsisë dhe Banesave 2022. Gjatë vizitës u shkëmbyen përvojat profesionale, praktikat më të mira në lidhje me legjislacionin e Censit, metodologjinë, infrastrukturën e IT, fushatën e komunikimit dhe çështje të tjera organizative për realizimin e suksesshëm të këtij projekti madhor.

Gjithashtu, mes dy palëve u diskutuan sfidat e përbashkëta që kanë statistikat zyrtare në drejtim të modernizimit dhe kërkesave gjithnjë e në rritje për statistika cilësore.

Delegacioni i ELSTAT u përfaqësua nga Z.Athanasios C. Thanopoulos - President i Autoritetit Grek të Statistikave dhe stafi drejtues i statistikave.

Delegacioni i INSTAT u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave, Znj. Elsa Dhuli dhe stafi drejtues i statistikave.