Takimi i 15-të, i Grupit Ndërinstitucional dhe të Ekspertëve për Treguesit e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm
INSTAT mori pjesë dhe kontribuoi në Takimin e 15-të, të Grupit Ndërinstitucional dhe të Ekspertëve për Treguesit e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, mbajtur në muajin Tetor në Oslo, Norvegji. Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, në rolin e bashkëkryetares së Grupit të Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe Ndërtim Kapacitetesh për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Statistika për Axhendën 2030 (HLG-PCCB), prezantoi punën e këtij grupi për organizimin e Forumit të 5-të Botëror të të Dhënave të OKB-së.