Sesioni plenar i 72-të i Konferencës së Statisticienëve Evropianë

20 - 21 qer 2024
Gjenevë

Gjatë sesionit plenar të 72-të, të Konferencës së Statisticienëve Evropiane (CES), organizuar në datat 20-21 qershor 2024, në Kombet e Bashkuara, Gjenevë, Shqipëria si drejtues i Workshopit mbi Etikën në Organizatat Moderne Statistikore, pati kënaqësinë të paraqiste para kësaj konference detyrat e nxjerra nga ky workshop, ku prezantoi rezultatet kryesore, si dhe prioritetet e ardhshme. Diskutimet theksuan rëndësinë e etikës në praktikat statistikore dhe përcaktuan prioritetet strategjike për të ardhmen. Gjithashtu gjatë kësaj konference ku në një panel kryesuar nga Holanda, u nda perspektiva e Shqipërisë mbi Zbatimin e Suksesshëm të Sistemit të Llogarive Kombëtare 2025, në vendet anëtare të CES, prioritetet dhe sfidat e zbatimit të Sistemit të Llogarive Kombëtare 2025 (SNA2025).