Konferenca "Përmirësimi i statistikave të shëndetësisë dhe mjedisit" për hartimin e politikave të qëndrueshme
Më 18 shtator 2025 u organizua në Republikën e Maqedonisë së Veriut konferenca me temë “Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirjes së statistikave të mjedisit dhe shëndetësisë”, me qëllim ndërtimin e kapaciteteve institucionale.
Në hapje të aktivitetit u theksua rëndësia e statistikave në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit për hartimin e politikave të qëndrueshme si dhe përafrimin me standardet e vendeve të BE-së.
Diskutimet u përqëndruan mbi rëndësinë e harmonizimit të të dhënave dhe fuqizimin e kapaciteteve për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e tyre, duke i bërë statistikat të krahasueshme në nivel rajonal dhe evropian.
INSTAT u përfaqësua në këtë aktivitet nga z. Klajd Shuka, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit, Projekteve dhe Komunikimit.