Konferenca e përvitshme e Drejtorëve të Përgjithshëm të Statistikave, DGINS

23 - 24 tet 2024
Estoni

Gjatë datave 23-24 Tetor, në Tallin, Estoni u zhvillua Konferenca e përvitshme e Drejtorëve të Përgjithshëm të Statistikave, DGINS. Konferenca DGINS, diskuton tema të rëndësishme në lidhje me programin statistikor ose me metodat dhe proceset e përdorura për prodhimin e statistikave evropiane dhe organizohet çdo vit nga një institut i ndryshëm kombëtar statistikor i vendeve anëtare.

Tema e këtij viti ishte “Përcaktimi i kufijve të rinj të statistikave zyrtare", duke theksuar rolin thelbësor të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI) në lundrimin e të dhënave me zhvillim të shpejtë. Gjatë konferencës u theksua nevoja për përshtatshmërinë dhe qendrueshmërinë e Sistemit Statistikor Evropian (ESS) në ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë së të dhënave në mes të këtyre krizave. U nënvizua domosdoshmëria që Institutet e Statistikave të rinovojnë vazhdimisht, të thjeshtojnë proceset e shkëmbimit të të dhënave dhe të nxitin angazhimin efektiv të palëve të interesuara për të përmirësuar koordinimin.

Gjatë konferencës, Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT së bashku me tre kolegët, Urmet Lee, Drejtor i Përgjithshëm i Statistikave të Estonisë, Georges-Simon Ulrich, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Federale të Statistikave të Zvicrës dhe Elena Manzanera Díaz, Presidente e Institutit Kombëtar të Statistikave të Spanjës, dhanë një intervistë të shkurtër duke u fokusuar te sfidat kryesore me të cilat po përballen Institutet Statistikore në ekosistemin e ri të të dhënave dhe se deri në çfarë shkalle duhet të zgjerohen portofolet e tyre të shërbimeve në mënyrë që të ofrojnë edhe më shumë vlerë.