Forumi i 5 - të Botëror i të Dhënave të Kombeve të Bashkuara

Medellin Kolumbi

Pjesëmarrje dhe kontribut në Forumin e 5-të Botëror të të Dhënave të Kombeve të Bashkuara, organizuar nga Departamenti Administrativ Kombëtar i Statistikave, (DANE-Kolumbi) dhe Divizioni i Statistikave të Kombeve të Bashkuara, në Medellin Kolumbi. Forumi theksoi fuqinë transformuese të Partneriteteve të të Dhënave, ndërtuar mbi shkëmbimin e njohurive, dialogun dhe mbështetjen e ndërsjellë për të dhëna dhe statistika më të mira. Forumi u fokusua në katër fusha kryesore tematike për të përshpejtuar progresin e OZHQ-ve:

 

  1. Inovacioni për të dhëna gjithëpërfshirëse
  2. Maksimizimi i përdorimit të të dhënave për vendimmarrje
  3. Ndërtimi i besimit dhe etikës në të dhëna
  4. Forcimi i partneriteteve për ekosisteme të barabarta

 

Gjatë këtij forumi u prezantua dhe Rishikimi i Planit Global të Veprimit të Cape Town, i cili ofron një kornizë të forcuar për qasje dhe përdorim më të mirë të të dhënave për të arritur qëllimet e Axhendës 2030, ku Shqipëria ka kontribuar në rishikimin e tij me takime të vazhdueshme konsultuese gjatë vitit. Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, mbajti fjalën hapëse të këtij Forumi, ku morën pjesë mbi 1500 drejtues dhe ekspertë të të dhënave nga më shumë se 120 vende për të eksploruar zgjidhje inovative për Axhendën 2030. Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, mori pjesë dhe në panele të organizuara gjatë Forumit si dhe drejtoi mbledhjen e radhës Grupit të Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe Zhvillim të kapaciteteve për statistikat, Axhenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm - HLG PCCB.