Prezantimi i muzeut përmes objekteve historike

Me rastin e 100 vjetorit të krijimit të zyrës së parë të statistikave zyrtare, Instituti i Statistikave (INSTAT) prezanton Muzeun historik të Statistikave. Muzeu është dëshmi e udhëtimit të gjatë të statistikave zyrtare në Shqipëri, duke paraqitur momentet më të rëndësishme historike. 

Në këtë muze paraqiten dokumentet dhe publikimet e para statistikore, si dhe objektet dhe teknologjitë e hershme të mbledhjes së të dhënave nëpërmjet të cilave punonin statisticienët tanë. 

Ky muze është vlerësim për të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin e statistikave zyrtare, një pasqyrë e rëndësisë së tyre në ndërtimin e politikave kombëtare dhe të ekzistencës së hershme të shtetit shqiptar.