Ftesë për artikuj
FTESË PËR ARTIKUJ
Të dashur miq dhe kolegë,
Revista “KËRKIMI- Revista e Statistikave dhe Analizave Social Ekonomike”, e publikuar nga Instituti i Statistikave, ju fton të bëheni pjesë e saj, duke promovuar punime të cilat synojnë të kontribuojnë në kërkimin shkencor dhe politikat social-ekonomike.
Kjo revistë shërben jo vetëm si një platformë për kërkuesit në shkëmbimin e metodave të mbledhjes dhe analizës së të dhënave, por edhe dhe si urë lidhëse midis statisticienëve, kërkuesve dhe praktikuesve.
Artikujt duhet të jenë:
- Artikuj akademikme një gjatësi mbi 3000-13000 fjalë në formën e një kërkimi empirik, i cili duhet të ketë strukturë të mirë përcaktuar si: Titullin, Autorët dhe kontaktet, Abstraktin, Trupin e artikullit dhe Konkluzionet.
Një informacion më i detajuar mbi strukturën e artikujve gjendet në faqen e webit të INSTAT, ku është një hapësirë e dedikuar për revistën Kërkimi
/sq/publikime/revista-kërkimi/
Artikujt do të jenë të disponueshëm për të gjithë publikun dhe pranimi i tyre është pa pagesë.
Afatet për dërgimin e artikujve shkencorë janë si më poshtë:
- Dërgimi i abstraktit: 29 Prill 2024
- Dërgimi i artikullit të plotë: 13 Maj 2024
Artikujt të dërgohen në adresën email: Revistakerkimi@instat.gov.al