Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri, 2016-2019

01-06-2021

Ky botim rikthen në vëmendje statistikat zyrtare me fokus fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri. ‘Menyja’ e treguesve të botuar është e zgjeruar dhe përfshin 104 të tillë, duke siguruar një panoramë të larmishme nga fusha të ndryshme të të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve. Treguesit janë përpunuar bazuar tek të dhënat e mbledhura përmes anketave të ndërmarra nga INSTAT-i, si edhe nga sistemet e menaxhimit të informacionit të institucioneve shtetërore (të dhënat administrative). Kështu, botimi do të ishte i pamundur pa bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve shtetërore raportuese dhe të INSTAT-it.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al