Anketa e Kostove të Punës 2013
Anketa e Kostove të Punës kryhet pranë ndërmarrjeve dhe përbën një nga burimet kryesore për të matur nivelet dhe përbërjen e kostove të punës, Kostot e punës përbëjnë komponentin më të rëndësishëm të kostos së prodhimit të të mirave dhe shërbimeve dhe i korrespondojnë kostove të një punëdhënësi për punësimin e stafit punonjës. Objektivi kryesor i Anketës së Kostove të Punës është mbledhja e informacionit mbi strukturën e kostove të ndërmarrjeve për faktorin e prodhimit punë, Anketa e Kostove të Punës në Shqipëri është kryer pranë ndërmarrjeve me 10 të punësuar e lart dhe mbulon të gjitha aktivitetet ekonomike përveç aktiviteteve: "Bujqësi, Pyje, Peshkim; Aktivitetet të familjeve si punëdhënës; Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorimin e vet; dhe Aktivitete të organizatave dhe organizmave ndërkombëtare, Anketa është kryer në fund të vitit 2013 dhe viti financiar për të cilin janë mbledhur të dhënat është viti 2012.
