Çfarë është Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian PPIE?

Anëtarësimi në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar me ndikim në të gjithë shoqërinë. Shoqëria civile është një partner i rëndësishëm në procesin përgatitjeve të negociatave. Përafrimi i legjisclacionit kombëtar me atë të BE-së, hartimi i dokumenteve strategjikë dhe prezantimi final i grupit negociator shqiptar përpara negociatorëve të BE-së, kërkon përgatitje cilësore dhe konsultim intesiv me të gjithë aktorët e shoqërisë.

Tryezat në kuadër të Platformës së Parntneritetit për Integrimin Evropian PPIE janë tryezat e komunikimit dhe këshillimit mbi procesin e integrimin evropian midis Institutit të Statistikave, përgjegjës për negocimin e Kapitullit 18 “Statistikat” dhe përfaqësuesve të organizatave, shoqatave apo grupimeve të cilët kanë interes të veçantë në fushat që mbulohen nga ky kapitull.
Tryeza e komunikimit janë mekanizma përmes së cilit përfaqësues të shoqërisë civile mund të jenë pjesëmarrës aktivë në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.


Si funksionon PPIE?

Në bazë të urdhrit të Kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për integrimin evropian”, për çdo kapitull të acquis të BE-së ngrihen tryezat e këshillimit me grupet e interesit. 
Qëllimi kryesor i secilës tryezë është të diskutojë dhe të ndërmarrë qëndrime dhe rekomandime drejtuar Sekretariatit të Integrimit Evropian dhe strukturave të tjera përgjegjëse për procesin e integrimit. Tryezat kryejnë funksion këshillimor edhe në lidhje me programimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e asistencës së Bashkimit Evropian për Shqipërinë. 

(Për më shumë lexo urdhërin – link i urdhërit)
Përmes PPIE synohet informimi, komunikimi dhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e aktorëve jo-shtetërorë në proces.
Sa më poshtë janë adresat elektronike të sekretariatit teknik të GNPIE-së së kapitullit 18 “Statistikat” nën drejtimin e Institutit të Statistikave. 

Kapitulli 18 “Statistikat” – vsimoni@instat.gov.al – Vjollca Simoni
Kapitulli 18 “Statistikat” – xhalbrahim@instat.gov.al - Xhesiana Albrahimi
Kapitulli 18 “Statistikat” – bkoci@instat.gov.al – Borian Koçi
Kapitulli 18 “Statistikat” – eshkurti@instat.gov.al – Erion Shkurti

Kush mund të aplikojë?

Aplikimi është i hapur për të gjithë organizatat e shoqërisë civile, pushtetit vendor, komunitetit të biznesit, shoqatat e punëmarrësve, përfaqësues të rretheve akademike, mediave dhe grupeve të interesit referuar përcaktimeve të kreut III, pika 4 të Urdhrit Nr. 113 datë 30/08/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”.

Të gjithë aktorët e shoqërisë të cilët kanë interes të veçantë dhe mund të japin ekspertizën e tyre në fushat që mbulohen nga Kapitulli 18 “Statistikat, mund aplikojnë duke dorëzuar kërkesën e plotësuar në adresën e Email vsimoni@instat.gov.al dhe xhalbrahim@instat.gov.al