Për shkak të kompleksitetit të procesit të negociatave, Shqipërisë i kërkohet t’i qaset me seriozitet zhvillimit të tyre.
Për menaxhimin e këtij procesi kërkohet pikësëpari ngritja e një kuadri ligjor për strukturat negociuese. Këto duhen ngritur e duhen mbështetur me burime njerëzore të mjaftueshme për t’i bërë ballë përmbushjes së detyrave gjatë zhvillimit të negociatave. Gjithë kjo kërkon jo vetëm ekspertizë, por parashikimin e një morie procedurash që mundësojnë vijimin e pandërprerë të punës.
Për këtë qëllim,me VKM Nr.749 datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”,është ngritur kuadri ligjor për strukturat negociuese.
Struktura e negociatave e krijuar sipas këtij vendimi ka si qëllim arritjen e këtyre objektivave: