Kryetari i Delegacionit Shtetëror, ministri përgjegjës për çështjet e integrimit evropian;
Kryenegociatori
Ministri përgjegjës për drejtësinë;
Ministri përgjegjës për financën
Ministri përgjegjës për çështjet e brendshme;
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Në Komitetin Shtetëror për Integrimin Evropian bëjnë pjesë sipas tematikës së diskutimit, për çdo kapitull të acquis të Bashkimit Evropian, ministri që mbulon fushën përkatës të përgjegjësisë shtetërore. Gjithashtu ftohen të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të tjera të varësisë si dhe kryetarët e institucioneve të pavarura, sipas çështjes në diskutim. Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian mbështetet nga Sekretariati i Integrimit Evropian.