Rreth negociatave

Negociatat për anëtarësim shënojnë momentin kyç në proceset integruese të një vendi për në BE.Procesi i negociatave të anëtarësimittë vendit kandidatkonsiston në tre faza:

  • Në marrjen e statusit të vendit kandidat– çka nuk nënkupton automatikisht hapjen e negociatave të anëtarësimit.
  • Në hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim– proces ky që përfshin përthithjen e acquis në sistemin kombëtar juridik, përgatitjet për zbatimin e tij dhe zbatimin e reformave ligjore, politike, ekonomike, administrative e të të tjera reformave të nevojshme që vendi të anëtarësohet në BE, ndryshekriteret për anëtarësim.
  • Në përfundimin e negociatavedhe reformave- vendi kandidat pas këtij momenti mund tëanëtarësohet në BE.

Përmbushja e kritereve për anëtarësim, pra harmonizimi me acquis të BE-së, konsiston nëtre aktivitete komplementareme njëri-tjetrin:

  • përafrimin e legjislacionitvendasme acquis të BE-së;
  • ngritjen e institucionevetë nevojshme për zbatimin e legjislacionit në fjalë dhe nërritjen e kapaciteteve administrative;
  • vërtetimin përmes treguesve të qendrueshëm të përformancëstë zbatimit të legjislacionit të përafruar.

Negociatat zhvillohen mes ministrave dhe ambasadorëvetë qeverive të vendeve anëtare dhe vendit kandidat përmes Konferencës  Ndërqeveritare. Konferenca e parë Ndërqeveritare është më e rëndësishmja politikisht duke qenë se përcakton kuadrin e përgjithshëm për negociatat, si dhe hapjen zyrtare të tyre. Këtushkëmbehen qëndrimet e përgjithshme negociuese mes BE-së dhe vendit kandidatdhe prezantohen grupet negociatore.

Për qëllime të procesit të negociatave,acquis i BE-së ndahet në 35 kapitujnegociues(fusha politikash). Vendi kandidat nuk negocion mbi acquis e BE-së, por mbi transpozimin e zbatimin e tij.

Procesi nis mevlerësimin analitik të përafrimit të legjislacionitme acquis, ndryshe meprocesin screening. Screening organizohet në dy faza:

  • Takimet Shpjeguese(Shumëpalëshe), ku Komisioni Evropian shpjegon acquis e BE-së për vendin kandidat; dhe
  • Takimet Dypalëshe, ku është vendi kandidat ai që duhet të prezantojë nivelin e tij të përafrimit me acquis dhe të shprehë gatishmërinë për përafrimin e tij tërësisht në të ardhmen.

Përgjithësisht procesi screening zgjat nga 1 deri në 2 vite. Më pas Komisioni hartonraportin screeningku i paraqet vendeve anëtare gjetjet sa i takon nivelit të përgatitjes së vendit kandidat për anëtarësim për çdo kapitull negociues. Konkluzioni i këtij raporti është rekomandimipër të hapur drejtpërdrejt negociatatose për të vendosur kritere të caktuara për hapjen-piketat për hapjen (opening benchmarks)– të cilat duhen përmbushur.

Para se të nisin negociatat për kapituj specifik, vendi kandidat duhet të depozitojë pozicionin e tij negociues, ndërsa BE miraton pozicionin e saj të përbashkët. Për shumicën e kapitujveBE cakton piketa përfundimtare (closing benchmarks), të cilat duhen përmbushur nga vendi kandidat para se të mund të mbyllen negociatat në kapitullin respektiv.

Kohëzgjatja e negociatave varet nga shpejtësia e zbatimit të reformave dhe përafrimit të legjislacionit të BE-së (acquis) nga vendi kandidat. Pasi arrihet një marrëveshje mes BE-së dhe vendit kandidat, si dhe pasi të jenë përmbushur piketat përfundimtare, kapitulli respektiv konsiderohet “pjesërisht i mbyllur”. Në çdo rast, negociatat nuk konsiderohen të mbyllura tërësisht për një kapitull, derisa çdo vend anëtar i BE-së të jetë plotësisht i kënaqur me progresin e vendit kandidat në kapitullin në fjalë. Procesi i negociatave përfundon vetëm pasi të jetë mbyllur çdo kapitull negociues, siç konfirmohet nga konkluzionet përkatëse të Këshillit Evropian.

Rezultatet e negociatave përfshihen në dispozitat e Traktatit të Anëtarësimit, i cili më pas nënshkruhet nga vendi kandidat dhe institucionet e BE-së dhe ratifikohet nga ky i fundit dhe çdo vend anëtar. Më pas, vendi kandidat bëhet anëtar i Bashkimit Evropian