Hapja dhe Zhvillimi i Negociatave

Negociatat çelen vetëm pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së dhe pasi vendi kandidat ka plotësuar kriteret për çeljen. Ato zhvillohen në bazë të 35 kapitujve negociues. Vetëm pas mbylljes së negociatave për të gjithë kapitujt negociues, vendi kandidat është gati për anëtarësim.