Kapitulli 9: Shërbimet Financiare

Acquis në këtë kapitull rregullon shërbimet financiare në fushën bankare, atë të sigurimeve, pensioneve suplementare, shërbimeve të investimeve dhe tregjeve të letrave me vlerë. Ai përcakton standarde minimalenë lidhje me autorizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të shërbimeve financiare, duke siguruar ofrimin e sigurt të shërbimeve financiare mbi baza ndërkufitare. Në vazhdën e krizës financiare që po ndodh që nga viti 2009, acquis në këtë kapitull është transformuar rrënjësisht duke krijuar mekanizma të reja. Po bëhen përpjekje për forcimin dhe thellimin e mbikëqyrjes së shërbimeve financiare në nivel BE-je, siç është krijimi i një Bashkimi Evropian Bankar dhe një Bashkimi të Tregjeve të Kapitalit.

Institucioni lider për këtë kapitull
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare