Kapitulli 6: Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare

Acquis në këtë kapitull përfshin dy fusha kryesore: legjislacionin për shoqëritë tregtare dhe raportimin financiar. Legjislacioni për shoqëritë tregtare përfshin themelimin, regjistrimin, bashkimin dhe ndarjen e shoqërive, ndërsa rregullat e raportimit financiar disiplinojnë paraqitjen e bilanceve vjetore dhe ata të konsoliduar, duke përfshirë rregulla të thjeshtuara për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në këtë kuptim, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit bëhen të detyrueshme për disa subjekte me interes publik, ndërsa acquis siguron edhe rregulla specifike për miratimin, integritetin profesional dhe pavarësinë e auditimeve ligjore.

Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë