Lëvizja e lirë e kapitalit përfaqëson lirinë e katërt themelore në bazë të themelimit të Bashkimit Evropian. Ajo zë një pozitë të rëndësishme në krijimin e një tregu financiar të hapur, të integruar, konkurrues dhe efektiv dhe krijimit të një strukture të shërbimeve financiare në Evropë. Shtetet Anëtare duhet të heqin, me disa përjashtime, të gjitha kufizimet në lëvizjen e kapitalit si brenda BE-së, ashtu edhe ndërmjet Shteteve Anëtare dhe vendeve të treta. Acquis në këtë kapitull përfshin edhe rregulla në lidhjeme pagesa ndërkufitaredheekzekutimin e urdhrave të transferimit lidhur me letrat me vlerë. Acquis kërkon qëbankat dhe operatorët e tjerë ekonomikë, veçanërisht kur kanë të bëjnë me mjete me vlerë të lartë dhe me transaksione të mëdha parash,të identifikojnë klientët dhe të raportojnë transaksione të caktuaranë kuadër tëluftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në këtë kuptim, krijimi i kapaciteteve administrative dhe zbatuese efektive, përfshirë bashkëpunimin midis autoriteteve mbikëqyrëse, zbatimit të ligjit dhe prokurorisë bëhet thelbësorepër të luftuar krimin financiar.