Kapitulli 32: Kontrolli Financiar
Acquis në këtë kapitull ka të bëjë me adoptimin e kuadrit dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht, si dhe praktikës së mirë të BE-së, mbikontrollin e brendshëm financiar publik (PIFC), bazuar nëparimin e përgjegjësisë së decentralizuar menaxheriale. PIFC duhet të aplikohet në të gjithë sektorin publik dhe të përfshijëkontrollin e brendshëm të menaxhimit financiartëfondeve kombëtaredhetë BE-së. Në veçanti, acquis kërkon ekzistencën e sistemeve të menaxhimit efektiv dhe transparent, duke përfshirë marrëveshjet e përgjegjësisë për arritjen e objektivave, një kontroll të brendshëm të pavarur funksionalisht dhe strukturat organizative përkatëse, përfshirë koordinimin qendror të zhvillimit të PIFC-it në të gjithë sektorin publik.
Ky kapitull kërkon gjithashtu një organ auditues të jashtëm të pavarurnga ana institucionale, operacionale dhe financiare që zbaton mandatin e tij të auditimit në përputhje me standardet eOrganizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Larta të Auditimit(INTOSAI) dhe raporton në parlament për përdorimin e burimeve të sektorit publik. Për më tepër, ky kapitull përfshin edhembrojtjen e interesave financiare të BE-sëkundër mashtrimit në menaxhimin e fondeve të BE-së dhembrojtjen e Euros nga falsifikimi.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë