Kapitulli 31: Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes
Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë ( CFSP ) dhe politika evropiane e sigurisë dhe mbrojtjes ( ESDP ) bazohen në akte juridike, përfshirë marrëveshje ndërkombëtare me fuqi detyruese dhe në dokumente politikash. Acquis përbëhet nga deklarata, aksione dhe marrëveshje politike. Shtetet Anëtare duhet të jenë në gjendje të zhvillojnë dialog politik në kuadrin e CFSP , të harmonizohen me deklaratat e BE-së , të marrin pjesë në aksionet e BE-së dhe të zbatojnë sanksionet e rakorduara dhe masat shtrënguese. Vendeve aderuese u kërkohet që të harmonizojnë në mënyrë progresive deklaratat e BE-së, dhe të zbatojnë sanksione dhe masa shtrënguese kur dhe aty ku u kërkohet.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme