Kapitulli 28: Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit Publik
Acquis i mbrojtjes së konsumatorit mbulon sigurinë e mallrave të konsumit, si dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorëve në disa sektorë specifikë. Shtetet Anëtare duhet të transpozojnë acquis në legjislacionin kombëtar dhe të krijojnë struktura të pavarura administrative dhe kapacitete zbatuesetë cilat sigurojnë mbikëqyrjen efektive të tregut dhe zbatimin e acquis. Duhet të sigurohen gjithashtu mekanizma të përshtatshëm gjyqësor dhe jashtë gjyqësor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe për informimin e konsumatorit dhe edukimin e tij, duke siguruar njëherazi rolin e organizatave të konsumatorëve. Për më tepër, ky kapitull përfshin rregulla specifike me fuqi detyruese në fushën e shëndetit publik.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë