Kapitulli 27: Mjedisi
Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Ajo bazohet në masat parandaluese, në parimin “ndotësi paguan”duke luftuar dëmtimin e mjedisit në burim, në përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së. Acquis përfshin mbi 200 akte kryesore ligjore që mbulojnë legjislacionin horizontal, cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rreziqeve, kimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht ( OMGJ ), zhurmën dhe pylltarinë. Respektimi i acquis në këtë fushë kërkon investime të konsiderueshme. Një administratë e fortë dhe e përgatitur në nivel kombëtar dhe lokal është e domosdoshme për zbatimin dhe vënien në fuqi të acquis në fushën e mjedisit.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit