Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria
Politikat e BE-së synojnë të ruajnë dhe zhvillojnë më tej Bashkimin si një zone të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Ky kapitull përfshin fusha të tilla si kontrolli kufitar, vizat, migracioni i jashtëm, azili, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar dhe kundërterrorizmit, bashkëpunimin në fushën e drogave, bashkëpunimin doganor dhe bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale dhe civile. Zbatimi i acquis në këto fusha kërkon kapacitete administrative solide dhe të integruara mirë në agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organet e tjera përkatëse, të cilat duhet të arrijnë standardet e nevojshme. Organizimi profesional, i besueshëm dhe efikas i policisë ka rëndësi parësore në këtë drejtim. Pjesa më e detajuar e politikave të BE-së për drejtësi, liri dhe siguri është acquis i Shengen-it, i cili nënkupton heqjen e kontrolleve të brendshme të kufijve në BE. Sidoqoftë, për shtetet e reja anëtare pjesë të konsiderueshme të acquis të Shengen-it zbatohen pas një vendimi të veçantë të Këshillit që merret pas aderimit.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Brendshme