Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore
Ky kapitull përfshin fushën egjyqësorit, anti-korrupsionin, të drejtat themeloredhetë drejtat e shtetasve të BE-së. Acquis synon të ruajë dhe të zhvillojë më tej Bashkimin si një zonë të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, duke kërkuar kështu krijimin e njëgjyqësori të pavarur, të paanshëm dhe efikas. Acquis përcaktonstandarde të larta të gjykimitpër tëgarantuar sundimin e ligjit, duke siguruar gjithashtugaranci për një proces të rregullt ligjor. Shtetet Anëtare dhe vendet aderuese duhet të angazhohen gjithashtu për të eleminuar ndikimet e jashtme mbi gjyqësorin dhe të sigurojnë burime adekuate financiare dhe trajnime për funksionimin e duhur të këtij të fundit.
Po ashtu, Shtetet Anëtare dhe vendet aderuese duhet tëluftojnë në mënyrë efektive korrupsionin, pasi ai paraqet një kërcënim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Kërkohet një kuadër solid ligjor dhe institucione të besueshme për të mbështetur njëpolitikëkoherente për parandalimin dhe shmangien e korrupsionit. Shtetet Anëtare duhet të respektojnë të drejtat themelore dhe të drejtat e shtetasve të BE-së, të garantuara nga acquis dhe ngaKarta e të Drejtave Themelore.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Drejtësisë