Kapitulli 19: Politikat Sociale dhe të Punësimit
Acquis në fushën sociale synon rritjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës, krijimin e mekanizmave të mbrojtjes sociale me standardet e duhura, promovimin e dialogut me partnerët social, zhvillimin e burimeve njerëzore në mënyrë që të sigurojë punësim të qëndrueshëm, luftimin e varfërisë dhe përjashtimit social dhe ofrimin e mundësive të barabarta për meshkujt dhe femrat.
Duke pasur parasysh sa më sipër, acquis përfshinstandarde minimale në fushën e legjislacionit të punës, barazisë, shëndetitdhe sigurisë në punë, si dheantidiskriminimit.Fondi SocialEvropianështë mjeti kryesor financiar përmes të cilit BE mbështet zbatimin e strategjisë së saj të punësimit dhe kontribuon në përpjekjet për përfshirje sociale.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale