Kapitulli 16: Tatimet
Acquis për tatimet kërkon harmonizimin e legjislacionit tatimor të Shteteve Anëtare (dhe vendeve aderuese) me atë të BE-së kryesisht në fushën etatimeve indirekte,përkatësisht përtatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)dhedetyrimet e akcizës. Mbulohen gjithashtu dhe disa aspekte tëtatimit të drejtpërdrejtë (tatimi mbi të ardhurat personaledhetatimin mbi të ardhurat e korporatave)dhe përcaktohen rregulla përeliminimin e taksimit të dyfishtëdheparandalimin e evazionit fiskal, teksa kërkohet edhebashkëpunimi administrativ për çështje tatimore.
Në lidhje me tatimin e tërthortë, acquis përcaktonqëllimin, përkufizimet dhe parimet e TVSH-së.Akcizat për produktet energjetike, produktet e duhanit dhe pijet alkoolikembulohen gjithashtu nga acquis në këtë fushë. Legjislacioni i BE-së mbi akcizat përfshin përcaktimin e kategorive të mallrave që i nënshtrohen akcizës, prodhimin, ruajtjen dhe qarkullimin e tyre brenda BE-së, metodën e tatimit, nivelet minimale të akcizës dhe fushëveprimin e përjashtimeve. Sa i përket tatimit të drejtpërdrejtë, legjislacioni në fushën e tatimit mbi të ardhurat e korporatave mbulon tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin. Në fushën e tatimit mbi të ardhurat personale, në fokus të legjislacionit është tatimi i interesit, pensioneve dhe pagesave të dividentëve që u bëhen individëve.
Për më tepër, Shtetet Anëtare duhet të zbatojnë parimet eKodit të Sjelljes përTatimin eBiznesit, me qëllim eliminimin e masave të dëmshme tatimore. Bashkëpunimi administrativ dhe ndihma e ndërsjellë ndërmjet Shteteve Anëtare ka për qëllim sigurimin e një funksionimi pa probleme të tregut të brendshëm sa i përket tatimit dhe siguron mjete për të parandaluar evazionin tatimor ndër-Komunitar dhe shmangien e taksave.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë