Kapitulli 12: Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Ky kapitull përfshin rregulla të hollësishme në fushën esigurisëushqimit, vendosjen e rregullave përmbrojtjen e konsumatorit,higjenën dhe paraqitjen e produkteve ushqimore, kontrollet dhe mekanizmat për garantimin e sigurisë së ushqimit, etj. Ai gjithashtu përfshin aspektet e higjenës që lidhen mepërpunimin dhe vendosjen në treg të produkteve ushqimore, veçanërisht të ushqimitme origjinë shtazore. Për më tepër, ky acquis rregullon tregtinë ndër-komunitare (brenda Bashkimit Evropian) të kafshëve të gjalla dhe produkteve shtazore, kontrollin e sëmundjeve të kafshëve dhe aspekte të tjera që lidhen meshëndetin dhe mirëqenien e kafshëve. Në fushën e mbrojtjes së bimëve, acquis vendos rregulla gjithëpërfshirëse në lidhje mekontrollin e organizmave të dëmshëm ndaj bimëve dhe produkteve bimore, përdorimin epasaportës së bimëvenë tregtinë e bimëve të destinuara për mbjellje, procedurat për autorizimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve,masat e karantinës,mbetjet e pesticidevetë përdorura për prodhimin e bimëve,tregtimin dhe kualifikimin e farës dhe fidanëve.

Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural