Kapitulli 11: Bujqësia dhe Zhvillimi Rural
Acquis i bujqësisë dhe zhvillimit rural synon të mundësojë funksionimin e Politikës së Përbashkët të Bujqësisë të BE (CAP). Acquis rregullon kryesisht ndihmat e dhëna për fermerët dhe aktorët e tjerë (p.sh. përpunuesit) në bujqësi, kuotat e prodhimit për produkte të caktuara, kufizimet dhe tarifat e importit , si dhe përfshin masa për plotësimin e nevojave të komunitetit bujqësor dhe ruralme më pak nivel të ardhurash dhe diversifikimin e të ardhurave të tyre. Kërkohet gjithashtu ngritja e sistemeve të menaxhimit dhe të cilësisë, siç ngritja e një agjencie pagesash dhe sistemi i integruar i administrimit dhe kontrollit (IACS), si dhe kapacitet e tjera për të zbatuar masat e zhvillimit rural. Ky kapitull mbulon një numër të madh rregullash detyruese, shumë prej të cilave janë të zbatueshme drejtpërdrejt. Zbatimi i duhur i këtyre rregullave dhe vënia në fuqi dhe kontrolli i tyre me efektivitet nga një administratë publike efikase janë thelbësore për funksionimin e CAP. Shtetet Anëtare duhet të jenë në gjendje të zbatojnë legjislacionin e BE-së për skemat e drejtpërdrejta të mbështetjes të fermave dhe të zbatojnë organizimin e tregut të përbashkët për produkte të ndryshme bujqësore.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural